Ish-deputeti i Partise Demokratike, Klevis Balliu iu bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë ndryshimin me votë në 25 prill. Teksa u paraqit në gjykatë për protestat në Unazen e Re, Balliu tha se ata qe vjedhin Shqipërinë janë të lirë, ndërsa ata që kërkojnë të drejtat dhunohen.

 

“Në vend që këtu në gjykatë të vijnë ata që kanë dhunuar, vjedhur, ata që blejnë rroba të Ndragheta, vijnë qytetarë të lirë të këtij vendi. PD është partia që ka denoncuar vjedhjet në Shqipëri, afera të tilla. Jam i bindur që në 25 prill do të votojnë masivisht çdo qytetar shqiptar, pro ndryshimit. Nëse vendosim që t’i japim votën një individi që ka vjedhur, ai nuk është plan ndryshimi. I bëj thirrje qytetarëve që mos të jenë më nëpër gjykata, por të votojnë në 25 prill. Gjykatat janë të mbushura me qytetarë. Të votojnë ndryshimin që në gjykata dhe burgje të shkojnë ata që kanë vjedhur dhe jo qytetarët”, deklaroi Balliu./ Vizion Plus

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *