Subscribe

Gjykata liroi katër protestuesit që u arrestuan të martën në mbrëmje në protestën e opozitës. Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis u lanë në detyrim paraqitje, por Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi pretendoi se të rinjtë u dhunuan nga policia.

“Janë identifikuar me emër dhe mbiemër secili prej tyre. Janë 3 punonjës, dy të grupit që i ka shoqëruar dhe një tjetër punonjës i komisariatit. Dy kanë shenja të dukshme në fytyrë të dhunës dhe dy të tjerët kanë fraktura në trup nga dhuna që ka ushtruar Policia e Shtetit me urdhër politik nga zinxhiri komandues”, u shpreh Bardhi.

Lexo edhe :

Related Posts

Bardhi tha se 3 punonjës policie u kallëzuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

“Prokuroria vërtetoi sot që Andrea, Kindi, Ismeti dhe Bledari ishin për rreth dy ditë të marrë peng nga policia si të burgosur politik të regjimit të Ramës. Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre protestuesve të arrestuar, të marrë peng për rreth 2 ditë. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal dhe një ankesë në AMP”, tha Bardhi.

Mbrëmjen e së martës, protestuesit hodhën bomba me molotov drejt policisë dhe rrezuan barrierën mbrojtëse perpara kryeministrisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *