Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën...

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje qytetarëve për...

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj...

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me dy raketa...

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në...

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”, Rama: EU4Municipalities...

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11...

Aksion i madh policor në Gjermani, disa persona sulmojnë...

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi gati për...

Gjykata urdhëron shoqërimin e detyrueshëm, dështon përballja e Luftar Reçit me Shullazin

6 Mars 11:53

“Shoqërimi im në gjykatë është si të sjellësh qingjin në gojën e ujkut”.

 

Kështu e ka konsideruar Luftar Reçi përmes një letre mungesën e tij sot në gjykatë dhe kështu e ka justifikuar kërkesën për ta dhënë dëshminë përmes një lidhjeje audiovizive.

 

Ai njoftoi se ka probleme të rënda shëndetësore që pamundësojnë ardhjen e tij në gjykatë dhe se nuk mund të rrezikojë jetën pasi ka ardhur 6 herë dhe seancat janë shtyrë jo për fajin e tij.

 

Por kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga gjykata si e pabazuar në një ligj në një kohë kur bashkëpunëtori i drejtësisë nuk ka paraqitur dokumentet e nevojshme mjekësore për të provuar gjendjen e tij shëndetësore.

 

Togat e zeza urdhëruan shoqërimin e tij të detyrueshëm dhe në rast se ai nuk vjen gjykata do ta konsiderojë mungesën e tij si refuzim për të dhënë dëshminë.

 

I pandehuri Emiljano Shullazi, nën akuzë për vrasjen e Vajdin Lames, Klodian Saliut dhe Artan Arsit, ngjarje e ndodhur në vitin 2005, u shpreh se i ka kërkuar një sërë institucioneve qëkur u njoh me akuzat që rëndojnë mbi të ballafaqimin me bashkëpunëtorin Luftar Reçi, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur.

 

Ai i kërkoi gjykatës që i penduari të paraqitet përballë tyre, që edhe vetë togat e zeza të shikojnë në sytë e tij sesi ai gënjen.

 

Prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini u shpreh se transporti i bashkëpunëtorit nga burgu i Drenovës, kërkon forcë, i shkakton atij lodhje dhe paraqet rrezik.

 

Ndërkohë mbrojtësit ligjorë të të pandehurve, Viktor Imeri, Endrit Taulla, Indrit Rusi e konsiderojnë dorëheqje nga dëshmia dhënien e saj përmes Skype-it, madje ata pretendojnë se kjo kërkesë është një inskenim i prokurorëve të SPAK me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Luftar Reçi.

 

Ata kërkojnë riekspertim të gjendjes së tij shëndetësore pasi sëmundja e diabetit nga e cila vuan Reçi shkakton probleme mendore dhe vendos në dyshim gjithë dëshminë e tij.

 

Kjo është hera e 8 që seanca shtyhet. Ndërkohë seanca e radhës pritet të jetë në 20 mars, ora 9:30.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Emiliano Shullazi Luftar Reci SPAK

Nga e njëjta kategori

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e kufizimeve për gjuetinë në liqen

më shumë...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

më shumë...

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall në kërkim pronaren e kompanisë Alma Tafani

më shumë...

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj në Gjykatën Administrative: Ky pushtet i pakontrollueshëm është arbitraritet, jo drejtësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:53

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill...

3:41

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel...

3:29

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e...

3:22

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca...

3:13

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall...

2:57

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje...

2:54

“Vetëvendosje” koalicion me 3 parti: Synojmë vazhdimin...

2:43

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u...

2:17

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me...

2:06

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika...

1:58

Publiku vendos sot për Fabjolën! Mbrëmjen e...

1:05

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”,...

12:58

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo:...

12:48

Programi europian për pushtetin vendor, ambasadori Gonzato:...

12:35

Aksion i madh policor në Gjermani, disa...

12:31

Skender Hita mesazh studentëve të Akademisë së...

12:18

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi...

12:11

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë,...

12:03

Autorët i shkuan në lokal, Rexhep Ismaili...

11:45

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • 3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.