E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra të ish-numrit 2 të OFL-së

Gjykata e Tiranës ka rikthyer në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-numrin 2 të OFL-së, Artan Shkëmbin. Ky i fundit akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

 

Reklamë

Dyshimet janë që ai të ketë dekonspiruar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane. Artan Shkëmbi mendohet të ketë përdorur një telefon që ka patur platformën “EncroChat”.

 

Një vit më parë autoritetet gjermane i dërguan letërporosi SPAK, dhe kërkuan nisjen e hetimeve për Artan Shkëmbin, me Prokurorinë e Posaçme që nisi hetimet për “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë