Video · Vendi
Gjykata lë në burg vrasësit e dy kushërinjëve në Laç, Markel Bushi pranon krimin
Markel Bushi ka qenë autori I vrasjes së dy kushërinjëve Klevin dhe Erjon Jushi të ndodhur mbrëmjen e të dielës më 29 prill në qytetin e Laçit.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, gjykata la në burg tre të rinjtë ndërsa Markeli pranoi autorësinë e krimit.
Reklamë
Markel Bushi shpërtheu në lot gjatë momentit të pranimit të krimit ndërsa rrëfeu se është penduar dhe se nuk ka pasur qëllim që t’i vriste dy kushërinjtë.
“Jam penduar për atë që kam bërë. Nuk kam dashur t’i vras”, mësohet të ketë thënë Markel Bushi.
Por nga ana tjetër, bashkëautori Vinçesk Bushi deklaroi se ngjarja agravoi pasi dy kushërinjtë i goditën të parët dhe se gjatë sherrit përdorën dhe sende të forta.
Më shumë video
Reklamë




