E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjykata lë në burg protestuesin që i gjuajti Ramës me këpucë

Qëlloi me këpucë, kryeministrin Edi Rama, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë për 50 vjeçarin Ilia Sketiraj.

 

Vendimi për Sketiraj është dhënë nga gjyqtari Besnik Hoxha në prani të prokurorit Ndini Tavani.

 

Reklamë

Ndërkohë Policia e Tiranës, ndërkohë, kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie, për shkak të informacioneve se mund të kishte përpjekje për cënim të seancës gjyqësore.

 

Për shkak të masave për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në sallë pati edhe një përplasje fizike fillimisht mes deputetëve të PD-së Ervin Salianji, Aldo Bumçi dhe Edi Paloka me policinë pasi efektivët nuk lejonin që këta të fundit t të futeshin brenda në sallë.

 

Ndërkohë janë 11 persona të arrestuar nga protesta, 6 për të cilët Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” dhe për të tjerët “detyrim paraqitje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë