Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda la ne arrest me burg katër persona te akuzuar si pjese e nje grupi xhihadistesh, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat per veprimtari terroriste, nxitje te urrejtjes, si dhe per rekrutimin dhe dërgimin e luftëtarëve në Siri dhe Irak.

 

Ndërsa brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda zhvilloheshin masat e arrestit për mjekun Bekim. P., berberin Ergys. F., hoxhën Xhezair. F., si dhe shtetasin me iniciale M.H.,  jashtë saj policia kishte marrë masa te forta sigurie. Në seancën me dyert të mbyllura, asnjëri nga të prangosurit nuk i ka pranuar akuzat. Ata thane se ky ishte një proces i montuar dhe pa prova të qenësishme, duke theksuar se u burgosen vetëm për faktin se i përkasin besimit islam.

 

Por prokurori i çështjes Eugen Beci, pohoi para trupit gjykues se ka fakte që katër të arrestuarit por edhe disa të tjerë që janë shpallur në kërkim, kanë rekrutuar e dërguar nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia luftëtarë në ndihmë të ISIS.

 

Përgjimet e realizuara prej tre muajsh nga agjentet e antiterrorit dhe shërbimi sekret ne tre shtete, sipas akuzës, provojnë propagandën fetare ekstremiste që të arrestuarit bënin. Kjo veprimtari kryhej ne xhaminë e unazës se re ne Tirane, ne xhaminë e rrugës se Kavajës, ne ate te Mezezit, ne xhaminë e Cërrikut, si dhe ne Shkodër.

 

Prokuroria pretendon gjithashtu se fotografitë dhe përgjimet tregojnë se te arrestuarit kane patur kontakte me persona qe kane lidhje me ekstremistet ne luftën e Sirisë, duke kontribuar ne mbështetje te tyre.

Por pavarësisht pretendimeve të akuzës, familjarët e të arrestuarve thonë se ata nuk kane asnjë lidhje me terrorizmin.

 

Në harkun kohorë të rreth 3 viteve, ky është procesi i dyte qe gjykata e krimeve të rënda shqyrton akuza ndaj te akuzuarve per rekrutim te luftëtareve ne përkrahje te ISIS. Vendimi i gjykatës per arrest me burg vjen vetëm 5 dite para zhvillimit ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodrës te ndeshjes Shqipëri – Izrael. Policia dhe shërbimet sekrete kane marre prej disa kohesh masa konkrete per te garantuar sigurinë gjate këtij takimi. Por zyrtarisht nuk ka konfirmime per lidhje mes arrestimeve te grupit te ekstremisteve ne tre shtete me praninë e lojtareve izraelite ne Shkodër ne 12 nëntor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *