Ish kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar si akt stalinist të Ramës, vendimin e Gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin e opozitës për Himarën, Fredi Beleri.

 

Berisha shkruan se ky është një akt mafioz mbi trojet e Himarës, ndërsa iu bën thirrje banorëve të kësaj zonë që të reagojnë përmes votës.

 

“Akt stalinist i Edi Ramës. Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

 

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës”, thuhet në reagimin e Berishës.

 

Këtë të shtunë, Gjykata e Vlorës la në burg, Fredi Belerin të akuzuar për blerje votash në Himarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *