Subscribe

Tre deputete te opozitës te akuzuar per hedhjen e gazit lotsjellës ne kuvendin e Kosovës, do te vazhdojnë te qëndrojnë ne arrest shtëpiak. Trupi gjykues ne Gjykatën Themelore të Prishtinës la ne fuqi masat e mëparshme te marra për ish-liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe dy ligjvënësit e tjere te kesaj force, Albulena Haxhiu e Faton Topalli. Per deputeten e AAK-se Donika Kadaj Bujupi do te vijoje masa e detyrim paraqitjes ne polici. Seanca e radhës është paralajmëruar te mbahet ne 15 shkurt. Albin Kurti nuk pranoi te mbrohet nga avokati, duke deklaruar se gjykimi ndaj tij është persekutim politik. Edhe deputetet e tjere e konsideruan kete proces me prapavije politike. Ligjvënësit e opozitës akuzohen se kane përdorur gazin lotsjellës dhe kane hedhur mjete te paligjshme ne kuvend gjate seancave te kaluara,cka ka sjelle edhe bllokimin e punimeve gjate vitit te kaluar. Opozita eshte e vendosur ne kërkesat per tërheqjen e qeverise nga dy marrëveshjet per bashkësinë e komunave serbe dhe paktin e kufirit me Malin e Zi. Ne 9 janar protesta e radhes per kundërshtimin e tyre do te mbahet ne Prishtine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *