E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjykata i refuzon apelin/ Ironizon Navalny: E përsosur! Më ulën dënimin me një muaj e gjysmë

Një gjykatë në Moskë refuzoi këtë të shtunë apelin e kritikut të Vladimir Putin, Alexey Navalny, i cili kundërshtoi dënimin me tre vjet burg.

Sipas tij, ky vendim është politik.

Trupa gjyqësore vendosi të bëjë vetëm një ulje të vogël të dënimit. Avokati i Navalnyt tha se ai do të qëndrojë në burg për gati 2.5 vjet.

Navalny reagoi pas vendimit të gjykatës.

Reklamë

“Ata e ulën dënimin me një muaj e gjysmë. E përsosur!”, tha ai me ironi.

Navalny u kthye në Rusi muajin e kaluar nga Gjermania, ku u kurua pas një helmimi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë