E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjykata greke vendos esktradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri

Laert Haxhiu pritet të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për vrasje, grup kriminal, shpërthime me tritol dhe një serë akuzash të tjera të rënda që rëndojnë mbi te.

Dritën jeshile e ka dhënë këtë të mërkurë Gjykata e Apelit në Janinë  e cila vendosi pro ekstradimit të Laert Haxhiut, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Reklamë

Edhe pse nuk kemi një marrëveshje ekstradimi, pala greke ka rënë dakort që Haxhiu i cili ndodhej në burgun e Janinës i arrestuar pak muaj më parë, të sillet në Shqipëri pas kërkesave të dorëzuara nga policia dhe ministria e drejtësisë.

Megjithatë Laert Haxhiu ka edhe të drejtën e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë greke.

I riu nga Lushnja akuzohet nga policia për 6 vrasje, 4 në Shqipëri dhe 2 të tjera në Athinë. Ishte dëshmia e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani qe hodhi dritë në disa nga vrasjet dhe krimet më brutale të shënuara gjatë viteve të fundit. Tafani u arrestua si autor i grabitjes së 30 mijë eurove në pikën e këmbimit të parave në Astir dhe më pas pranoi të rrëfejë krimet e tij dhe të anëtarëve të tjerë të grupit që drejtohej nga Laert Haxhiu. Në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos Harro’ policia arrestoi 12 persona dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë.

Më shumë video

Reklamë