Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton ofertën për...

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e...

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet...

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë...

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale dhe negociatat...

Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që humbi...

Takimet e Ramës në Pogradec, zbardhen fjalët e ministrave...

Irani i përgjigjet SHBA: Jemi gati. Përshkallëzohet përplasja ekonomike...

“Rama ka humbur çdo legjitimitet”, Berisha: Takimet në Pogradec,...

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku: Zhvlerësimi i...

Gjykata franceze shpall fajtorë 20 të akuzuarit për sulmet terroriste të vitit 2015 në Paris

29 Qershor 22:45

Anëtari i vetëm i mbijetuar i një celule terroriste të Shtetit Islamik që vrau 130 njerëz në Paris në nëntor 2015, u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë franceze të mërkurën, dënimi më i ashpër i mundshëm sipas legjislacionit francez.

 

Salah Abdeslam, një francez 32-vjeçar me origjinë marokene, u kap i gjallë nga policia katër muaj pas atentateve që shkaktuan 130 viktima dhe mbi 250 të plagosur.

 

Përveç Abdeslamit, 19 persona të tjerë të akuzuar se kanë luajtur role kyçe në sulmet më të rënda të vendit në kohë paqeje u shpallën fajtorë “për të gjitha akuzat” të mërkurën.

 

Vetëm 14 prej tyre janë paraqitur në gjykatë, ndërsa gjashtë të tjerët janë gjykuar në mungesë.

 

Dënimi u lexua nga kreu i një paneli prej pesë gjyqtarësh që mbikëqyrte gjyqin maratonë të 20 personave të akuzuar për përfshirje në gjakderdhjes më të rëndë në kohë paqeje në historinë moderne franceze.

 

Qindra të mbijetuar dhe dëshmitarë kanë ndjekur procedurat që nga fillimi i tyre në shtator dhe ata mbushën bankat e sallës së gjyqit të ndërtuar posaçërisht ndërsa lexoheshin vendimet.

 

Një ekip prej 10 xhihadistësh të Shtetit Islamik rrethoi kryeqytetin francez, duke sulmuar stadiumin kombëtar, baret dhe sallën e koncerteve Bataclan në një sulm që traumatizoi vendin.

 

Gjyqi ka qenë më i madhi në historinë moderne franceze, kulmi i një hetimi gjashtë-vjeçar, në shumë vende, gjetjet e të cilit shkojnë në më shumë se një milion faqe.

 

Abdeslam kishte filluar gjyqin duke e deklaruar veten në mënyrë sfiduese si një “luftëtar i Shtetit Islamik”, por përfundoi së kërkuari falje për viktimat dhe duke kërkuar mëshirë.

 

Sulmet e nëntorit 2015 e traumatizuan thellësisht Francën, me zgjedhjen e objektivave — lokalet e muzikës dhe sportit, baret dhe kafenetë e famshme të kryeqytetit. Humbja e madhe e jetës shënoi fillimin e një periudhe të tmerrshme dhe të dhunshme në Evropë, pasi IS mori përgjegjësinë për sulme të shumta në të gjithë kontinentin.

 

Franca, nën presidentin e atëhershëm Francois Hollande, i cili dëshmoi në gjyq, e rriti fushatën e saj ushtarake për të mposhtur ekstremistët në Siri dhe Irak.

 

Gjithashtu në gjyq është shtetasi suedez Osama Krayem, i cili është identifikuar në një video famëkeqe të IS që tregon një pilot jordanez duke u djegur i gjallë në një kafaz.

 

Komandanti i përgjithshëm i sulmeve në Paris, figura e lartë e IS me bazë në Siri, Oussama Atar, u gjykua gjithashtu në mungesë, por supozohet se ka vdekur.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Dënim Francë Gjykate Sulmi Terrorist

Nga e njëjta kategori

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e ri, çfarë u diskutua në takimin me Ramën

më shumë...

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet pa pyetur qytetarët, nuk ka legjimitet

më shumë...

Hapet thirrja për 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike, ja afatet

më shumë...

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë viza Rusisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

4:22

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:10

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për...

4:04

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

3:51

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive:...

3:40

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili,...

3:22

Hapet thirrja për 300 kredi me 0%...

3:20

Zjarr dhe tym, mjeti i tonazhit të...

3:12

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon...

3:04

Mjekët: Jo alarm për Virusin e Nilit....

2:50

Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det...

2:45

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale...

2:43

Shtohen pickimet nga insektet, mjekët në Belsh:...

2:34

Shisnin drogë në Dhërmi, arrestohen dy të...

2:27

Zjarret në vend, 5 vatra aktive, vijojnë...

1:51

Rrezikoi pushuesit, 500 000 lekë gjobë për...

1:45

Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari...

1:31

Takimet e Ramës në Pogradec, zbardhen fjalët...

1:21

Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Aksidenti me dy viktima në Golem, motori u përplas me bordur...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.