Ish-shef i Policisë në Sektorin e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila, është dënuar me 12 vite burg.

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke marrë pjesë në disa episode të trafikimit të drogës.

 

Ish-shefi i Policisë, është provuar se është përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga Habilajt. Me vendimin e sotëm, GJKKO ka lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga prokurorët e SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *