Gjykata e Posaçme dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i cili ishte nën akuzën “shpërdorim detyre”.

 

Ai u vu nën hetim pasi lejoi hapjen e një rruge prej 1.8 km gjatësi dhe 5 m gjerësi në zonën pyjore, nismë kjo e një subjekti privat. Tucit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike edhe për 5 vjet.

 

Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge. Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë  në Pukë ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *