Subscribe

Pas Lulzim Berishës, një tjetër ish-anëtar i bandës së Durrësit lë qelinë. Gjykata e Lartë pranoi kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait. Kjo per shkak te problemeve shëndetësore te tij. Gjykata vendosi që ai të ketë trajtim mjekësor në shtëpi.

 

Gjykata e Krimeve të Rënda, e kishte dënuar Taullai me burgim të përjetshëm për disa vepra penale, si: vrasje rrëmbim personi dhe gjobevenie. Por ai vendim u ndryshua në 2014 ne Gjykatën e Lartë, e cila e dënoi përfundimisht me 25 vite burgim.

 

Argumenti i prishjes së dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Taullait ishte i njëjtë me atë të Lulëzim Berisha; gjendja e tij shëndetësore nuk i përballon kushtet e burgosjes.

 

Duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit, ish-anëtari i bandës së Durrësit do të qëndrojë pese vite në liri me kusht. Banda kriminale ka nisur të veprojë në Durrës ne vitin 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Idrit Taullain, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

 

Seriali i vrasjeve vijoi deri në gusht te 2006 kur u prangosën 7 persona. Dëshmitari kyç, i cili ndihmoi hetuesit për prangosjen e anëtarëve të bandës së Durrësit, ishte bashkëpunëtori i drejtësisë Adriatik Coli.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *