Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 May 2025
Vizion fokus

Plagosje me thikë në Durrës

Sulmet e Izraelit në Gaza, presidenti i Këshillit Evropian:...

Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të...

Isuf Çelaj “i merr” mandatin Shkëlqim Shehut, vota e...

Izraeli sulmon Jemenin për herë të parë që nga...

Rubio mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve midis...

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

Orteku në Alpet Zvicerane “varros” disa persona, nis operacioni...

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi...

Tornadoja godet SHBA-në, raportohet pë 21 të vdekur

Gjykata dënon me 6 vite e 8 muaj burg ish-policin që vrau të riun për radhën në supermarket

8 Shkurt 16:49

Gjykata e Apelit ka dënuar me 10 vite burg ish-policin Arbër Sula i cili vrau në 14 dhjetor të vitit 2021 Jurgen Dukën në supermarket pas një sherri për radhën.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Pas zbritjes së dënimit gjykata la dënimin me 6 vjet e 8 muaj burg për Sulën.

Lexo edhe :

Related Posts

Vrasja në market pas sherrit për pagesën/ Polici që kreu krimin, ishte fshehur brenda vendit, tani u vetëdorëzua

Vendimi:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje’’, të parashikuar nga neni 76  i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit, i pandehuri A.S ka vrarë me armë zjarri shtetasin J.D (M).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, me vendimin nr. 2019, datë 15.09.2023 ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim.

2.Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin A. S me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

3.Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurise së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

-Nga Prokuroria  pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1//3 të dënimit me burgim.

-Nga i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik të veprës penale, të deklarojë fajtor të pandehurin për veprën penale të “Vrasjes së kryer në gjëndje të tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i K.Penal dhe dënimin e tij në minimumin e kësaj dispozite.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 08.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irena Brahimi dhe anëtarë znj. Fuat Vjerdha dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

– Mospranimin e ankimit te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kundër vendimit nr. 2019 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak të depozitimit jashtë afatit ligjor të ankimit.

-Mospranimin e ankimit të të pandehurit A. S, kundër vendimit nr. 2019 date 15.09.2023 të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shkak të heqjes dorë nga ankimi.

-Kundër vendimit lejohet rekurs sipas ligjit.

Tiranë, më 08.02.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Çfarë ndodhi në 14 dhjetor të vitit 2021

Efektivi i policisë Arbër Sula dhe viktima debatuan që në hyrje të marketit. Debat ky që ka vazhduar edhe në ambientet e brendshme.

Më pas, 29-vjeçari i cili ishte në gjendje të dehur, tentoi të paguante edhe pijet që kishte blerë polici Sula. Por kjo gjë nuk u pranua nga efektivi i cili kundërshtoi. Kjo gjë solli acarim mes palëve e që më pas përfundoi me një viktimë.

Pas ngjarjes Arbër Sula u largua me shpejtësi duke u futur në rrugica. Detajet e zënkës u konfirmuan edhe në dëshminë e Orgest Drazhit, mikut të viktimës, i arrestuar për mos kallëzim krimi.

Agjenti i krimeve në policinë e Dibrës, Arbër Sula ndodhej në kryeqytet pasi do t’i nënshtrohej testit të drogës.

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Arbër Sula polici radha Supermarket Vrasja

Nga e njëjta kategori

Plagosje me thikë në Durrës

më shumë...

Isuf Çelaj “i merr” mandatin Shkëlqim Shehut, vota e diasporës i jep sërish postin e deputetit

më shumë...

Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin, dy të lënduar

më shumë...

Votat nga Greqia nuk ndryshojnë rezultatin në Lezhë, PD ruan mandatin e katërt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:18

Plagosje me thikë në Durrës

10:40

Sulmet e Izraelit në Gaza, presidenti i...

10:29

Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk...

10:14

Aksident në Krumë, babë e bir përfundojnë...

9:55

Isuf Çelaj “i merr” mandatin Shkëlqim Shehut,...

9:30

Izraeli sulmon Jemenin për herë të parë...

8:56

Sekreti i një barku të sheshtë? Këto...

7:47

Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin,...

7:44

Rubio mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të...

7:19

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta...

7:01

Votat nga Greqia nuk ndryshojnë rezultatin në...

6:55

Orteku në Alpet Zvicerane “varros” disa persona,...

6:25

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia,...

6:14

Ndarja e plazheve në Vlorë, prioritet kanë...

6:01

Tornadoja godet SHBA-në, raportohet pë 21 të...

5:43

“Nuk dija asgjë për Shqipërinë, takova kryeministrin...

5:20

“Vendi juaj është në BE”, Macron falenderon...

5:04

Disa orë pasi Izraeli nisi ofensivën e...

4:44

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e...

4:22

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi...

Më të klikuarat

  • Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën...
  • “Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet nga nëna në Fer...
  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • “Nuk dija asgjë për Shqipërinë, takova kryeministrin dhe mu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services