E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjykata dënon me 1.4 vite burg Ballist Morinen

Gjykata e Tiranës ka pezulluar këtë të premte vendimin për shërbim prove ndaj shtetasit Ismail Morina. Gjykata i ka dhënë atij dënimin me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Ismaili, i njohur ndryshe si Ballist Morina, u bë i njohur pasi fluturoi dronin me flamurin “authoctonus” mbi stadiumin e Beogradit, kur po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri.
Morina u kap në Tiranë në zonën e “Ali Demit” ku zotëronte dy pistoletave para ndeshjes së kthimit me Serbinë.
Në dhënien e dënimit, gjykata ka marrë parasysh deklaratat e tij se, armët i mbante për vetëmbrojtje nga frika e ndonjë hakmarrjeje nga nacionalistët serbë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë