Gjuetar prej 60 vitesh. Shefqet Kupi nga Tirana e nisi gjuetinë që në moshën 20-vjeçare dhe nuk e la më kurrë, të paktën deri në vitin 2013, kur ky sport, u ndalua me ligj.
“Sezoni që u mbyll gjuetia për mua ishte diçka shumë e keqe, jo vetëm për mua, por edhe për gjuetarët e ndershëm. Na ka shkurtuar 10 vjet jetë kur u mbyll sepse ka qenë pasion për ne, gjuanim në mënyrë të organizuar, vrisnim diçka sa për qejf. Gjithë rrethi familjar i kam pasur gjuetuar, edhe vetë e kam pasur mikrob gjuetinë, që 20 vjeç e kam kapur armën dhe nuk e kam lëshuar më. I lajmëronim, arma duhet të mbahet me grykë lart, duhet mbushur vetëm kur je në pyll, shkonim në mënyrë të organizuar, linim një orar, pinim një kafe në kthim dhe më pas në shtëpi. Në mëngjes niseshim që në orën 3 të mëngjesit dhe ktheheshim rreth orës 5-6 të darkës. Zonat më të populluara kanë qenë pas Dajtit.”, tha Shefqet Kupi, gjuetar.
Me rinisjen e aktivitetit me ligj Shefqet Kupi thotë se edhe ai do të rikthehet te pasioni i gjuetisë, pavarësisht moshës.
“Do dal edhe tani. Kam shokë, më kanë ftuar ata të Shkodrës, ata të Peshkopisë, por më duhet një shok të shkoj. Kam zagarin”, shtoi Kupi.
Me rëndësi është që gjuetia të bëhet sipas rregullave dhe të mos përdoret si një aktivitet për fitim.
“Të zbatojnë të gjithë ligjet që janë në fuqi. Të dalin, të gjuajnë, është sport, nuk është tregti, nuk është fitim. Po ta dinin gratë tona sa harxhojmë ne, do të na kishin ndarë 10 herë”, deklaroi Kupi.
“Nuk mjafton që të kesh armën e gjahut me leje dhe ti quhesh gjuetar. Ne si shoqatë kemi ngritur një grup që merret me trajnimin e anëtarëve të rinj. Iu bëjmë një kurs dhe testim për mënyrën si ushtrohet aktiviteti i gjuetisë në grup, kur lejohet aktiviteti, cilat specie lejohen të gjuhen. Më pas bëhet pjesë e anëtarësisë së gjuetisë. Në periudhat e para kur ai del për gjah, mundohemi gjithmonë të jetë edhe një i vjetër aty që të mos shkojnë në mënyrë të pakontrolluar”, tha Arman Burri, nga shoqata e gjuetarëve “Tirona”
Çdokush që e ka pasion gjuetinë, duhet të jetë edhe anëtar i një shoqate.
“Deri në vitin 2013, kuru mbyll gjuetia, tarifa e anëtarësisë ka qenë 10 nmijë lekë të vjetra. Dhe ka pasur një kuotë 35 mijë lekë në vit për drejtorinë pyjore brenda qarkut dhde 120 mijë lekë jashtë qarkut për një sezon gjuetie. Me rikthimin e gjuetisëm, tarifa e anëtarësimit do të jetë 30 mijë lekë”, shtoi Burri.
Sezoni i gjuetisë hapet në datën 15 gusht deri në shkurt të vitiut që vjen. Megjithatë, ky vit i parë do të jetë i dedikuar për bashkitë që të përcaktojnë zonat ku do të lejohet gjuetia dhe të rishikohet lista e specieve që mund të gjuhen.Mes tyre, shoqatat bëjnë thirrje që të përfshihet edhe derri i egër, që dikur ka qenë i ndaluar./vizionplus.tv





