E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Gjuetarët shqiptarë zhdukën pyllin”, mediat greke: Shqiptarët u futën ilegalisht dhe prenë qindra pemë për t’i shitur

“Gjuetarët shqiptarë zhdukën një pyll në Souli”, ky është titulli i lajmit në mediat greke, të cilat pretendojnë se shtetas shqiptarë kanë shpyllëzuar një zonë.

Në artikull theksohet se bëhet fjalë për një pyll në Koukoulies të Souliou, e cila u shpyllëzua nga shqiptarë, të cilët kaluan kufirin ilegalisht dhe prenë qindra pemë të cilat i shitën për dru zjarri.

Reklamë

“Një fshatar i cili jeton jashtë vendit dhe ka ardhur për të kaluar pushimet në vendlindje ditët e fundit është habitur kur ka parë pjesën më të madhe të zonës ku ndodhet një pyll i bukur të lënë të zhveshur dhe vetëm disa pirgje degësh dëshmojnë për grabitjen e paparë”, shkruhet në artikull.

Pylli me bredha të lartë ndodhej në një zonë që pretendohej se ishte pronë e një manastiri të zonës, por sipas mediave greke, shqiptarët e kryen “punën me shumë përpikmëri”, sa askush nuk i dalloi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë