E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjuajti mësuesen me karrige/ Prangoset 16-vjeçari, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje

Adoleshenti që goditi me karrige mësuesen e tij në Lezhë do të përballet me dy vepra të rënda penale. 16-vjeçari është vënë në pranga, pas marrjes së dëshmisë në praninë e prindërve e psikologëve. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua në gjimnazin “Hydajet Lezha”. Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij veprimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë