Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me vendimin e KiE për të mos dërguar vëzhgues në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet.

 

Në një postim në “Facebook”, Gjosha shkruan KiE sapo mori hapin e parë për t’u tërhequr nga zgjedhjet.

 

Sipas Gjoshës, zhvillimi I zgjedhjeve të 30 qershorit është një marrëzi pasi u mohon qytetarëve alternativën politike. Më tej Gjosha u bën thirrje qytetarëve që të refuzojnë votimin dhe të mos bëhen pjesë e farsës.

 

“Këshilli Europës sapo mori hapin e parë të tërheqjes nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Të gjitha fjalët e tjera, pas këtij veprimi do të ishin të tepërta. Ky është një tregues i qartë drejt marrëzisë në të cilën ka hyrë Shqipëria për të organizuar zgjedhje të pasigurta, jo reale dhe duke mohuar të drejtën e mijëra qytetarëve shqiptarë të zgjedhin mes alternativave. Jam e bindur që qytetarët e ndershëm të këtij vendi, do të refuzojnë të bëhen pjesë e një teatri të shëmtuar, pavarësisht bindjeve politike! Është i shëmtuar fakti që kushdo që do të votoj, do t’i zbulohet vota dhe anësia politike. Është i shëmtuar fakti që pjesa më e madhe e votuesve ndjehen të shantazhuar për të votuar duke i kërcënuar me vendin e punës. Është i shëmtuar fakti që zgjedhjet do të organizohen nga një parti shtet, ku numërimi dhe certifikimi do të kryhet me urdhër partie, në fiktivitet të plotë! Unë refuzoj të vras demokracinë në 30 Qershor, sepse nuk e pranoj dot që një Shqipëri që ka sakrifikuar pafund për pluralizmin politik dhe ndarjen nga diktatura, t’i rikthehet sërish asaj pjese të errët të historisë! E refuzoj 30 Qershorin, sepse besoj te vlerat europiane që nisin me respektin ndaj zgjedhjeve dhe votës së lirë kundrejt alternativave! E refuzoj 30 Qershorin, sepse dua të jetoj në Shqipëri dhe jam e vendosur në kontributin tim si cdo qytetarë i thjeshtë i këtij vendi!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *