E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjobë kompanisë së hidrokarbureve, nuk deklaroi dy depozitat me benzinë në Porto Romano

Një tjetër biznes i madh ne tregun e hidrokarbureve qe bënte evazion fiskal është gjobitur nga tatimet. Gjoba prej 350 mijë eurosh është vendosur për 2 depozita të pa deklaruara në Porto Romano me kapacitet mbajtës prej 233 mijë litrash benzinë që do të shitej në treg pa kupon tatimor. Ministrja e financave dhe drejtori i doganave të pranishëm në inspektim thanë se për rastet e përsëritura të shkeljes, gjoba do të pesëfishohet.

 

Ndëshkimi i këtij biznesi është në kuadër të aksionit që po ndërmerret në të gjithë vendin për të goditur informalitetin ne sektorin e karburanteve. Ministrja Anila Denaj i bëri apel bizneseve të deklarojnë çdo produkt qe tregtojnë.

 

Për ndërhyrjen e fundit te inspektoreve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ne rrjetet sociale shefi i qeverise është shprehur se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës.

Më shumë video

Reklamë