Subscribe

Fatura e arbitrazheve po kthehet në një kosto të rëndë për taskapaguasit. Aktualisht, shuma e njohur deri më tani arrin në rreth 110 mln euro, ndërsa rrezikohet t’i shtohet edhe ajo e rrugës Tiranë-Elbasan, si dhe prishja e kontratës për shërbimin e konteniereve në Durrës. Por a duhet të ketë përgjegjësi individuale për çështje të tilla dhe si mund të shmangen konfliktet?

 

“Përgjegjësia individuale duhet para rast pas rasti. Duke nisur që nga procedura se si nis tenderit, si lidhet kontrata, sa herë ndryshon ajo rrugës, sidomos neni që parashikon situata të paparashikueshme me të cilin abuzohet ndjeshëm. E deri tek përfaqësimi i individë në gjykatë që mbrojnë rastin. I gjithë ky zinxhir duhet parë me kujdes për të nxjerrë përgjegjësinë individuale”, thotë Ledina Mandia, ish-avokate e shtetit.

 

Por, parandalimi i kostove të tilla lidhet edhe me qasjen që ka çdo qeveri  ndaj investitorëve vendas dhe të huaj. Sipas ish-avokates, kontratat e investimeve nuk mund të rishikohen sipas orekseve të qeverive

 

Qeveria duhet të bëjë kujdes me qasjen ndaj investitorëve. Nuk mundet që kontratat t’i hiqen një pale dhe t’i jepen një pale tjetër. Nëse konstatohet shkelje të kontratës duhet të reagohet me njëhere për të zbatuar ligjet në fuqi, ndërsa ku ka mundësi mund të negociohet mes palëve për t’i dhënë mundësi dhe kohë investitorit të korrigjojë veten

 

Aktualisht avokatura e shtetit nuk jep të dhëna se në ç’fazë janë proceset gjyqësore në arbitrazh, pasi ato konsiderohen konfidenciale. Por referuar kryeministrit, deri tani nuk ka vendime të formës së prerë, pasi proceset vijojnë në apel.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *