E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjoba për këmbësoret që nuk zbatojnë rregullat

Pak ditë nga hyrja ne fuqi e kodit te ri rrugor, policia nisi një fushatë sensibilizuese ketë here jo per drejtuesit e automjeteve, por per këmbësoret. Kjo pasi ne ligjin e ri këmbësorët penalizohen, nëse nuk respektojnë dhe ata rregullat e qarkullimit apo nëse nuk lëvizin në vijat e bardha. Gjobat varijojnë nga 500 deri në dy mijë lekë.
Këshillimi i qytetarëve do të vijojë deri në fundjavë, e më pas do të nisë penalizmi për shkelësit. Ajo që mbetet e paqartë është mënyra e vjeljes së gjobave, kjo dhe për shkak të mos specifikimit në ligj dhe Kodin Rrugor. Masat u parashikuan në kodin e ri rrugor, pasi përgjatë 2015 burim i 40% të aksidenteve të rënda ishin këmbësorët.

Më shumë video

Reklamë