Nga Olta Blaceri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfimuar se të hënën e 6 janarit do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Lexo edhe :
Related Posts
Në një reagim për gazetarët nga selia e PD, Berisha theksoi se do të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe masën e sigurisë detyrim paraqitje.
“Vendim pa asnjë bazeë ligjore, pilulëe elektorale peër Edi Ramën, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe dëshmi e re e kontrollit të plotë të SKAPI-t nga Edi Rama. Vendimin do ta respektoj se unë çështjen e kam në Straburg”, tha Berisha.
Një vit më parë Sali Berisha refuzoi të zbatojë vendimin e gjykatës që caktoi ndaj kryetarit të PD masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Për këtë arsye SPAK-u kërkoi ashpërsim të masës së sigurisë dhe lideri i opozitës Sali Berisha u izolua në shtëpi përreth 11 muaj.






