Subscribe

Pasi ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj refuzoi të paguajë faturën për dosjen e tij gjyqësore, shpenzim që në fakt e bën çdo i pandehur, Gjykata e Posaçme vendosi sot që fashikujt t’ua vendosë në dispozicion të nëntë të pandehurve elektronikisht.

Vendimi i ndërmjetëm shkaktoi shtyrjen e seancës që do të vendoste për fatin e të hetuarve për koncesionionin e sterilizimit.

“Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruar vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë”, tha Beqaj.

Ish- ministri i Shëndetësisë u vendos në lupën e strukturës Antikorrupsion, pasi gjyqtari paraprak, Erion Bani, i kërkoi prokurorëve të çështjes Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili që të hetojnë rolin e tij si titullar i autoritetit kontraktues.

Gjykatësi Bani tha se pavarësisht qëndrimit të prokurorisë, nga analiza e provave evidentohen shkelje të akteve ligjore e nënligjore, të cilat ngrihen në nivelin e përgjegjësive penale për ish-ministrin e Shëndetësisë Beqaj, por edhe për funksionarë të tjerë.

Të pandehur për këtë dosje janë marrë edhe ish-numri dy i ministrisë së Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, për shpërdorim detyre. Në datën 13 maj do të mbahet séanca ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *