E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

GJK rrëzon ankimkimimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, mbetet në fuqi harta e re gjyqësore

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Dhomës Kombëtare  të Avokatisë e cila kontestonte hartën e re gjyqësore.

Pas vendimit të Kushtetueses do të mbetet në fuqi harta e re gjyqësore.

Harta e re gjyqësore e cila u miratua në 21 korrik të viti të kaluar parashikonte shkrirjen e 5 gjykatave të Apelit duke lënë vetëm një në Tiranë.

Reklamë

Gjithashtu harta e re gjyqësore shkriu disa nga gjykata në rrethe.

Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë