Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën...

Garë me kohën në Nepal, 100 punëtorë të bllokuar...

Trump “presion” ndaj G20, SHBA kërkon masa për ekonominë...

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Gjithnjë e më shumë euro të falsifikuara

1 Gusht 08:16

Kartëmonedhat 200 euro nuk janë në fakt shumë të njohura dhe nuk përdoren shpesh. Në shumë pika karburanti dhe në shumë dyqane të shitjes me pakicë nuk i pranojnë fare. Edhe më rrallë përdoren kartëmonedhat prej 500 euro. Për këtë arsye duhet pasur kujdes të veçantë kur persona të panjohur paguajnë me tufa të mëdha të kartëmonedhave të tilla.

Dhe pikërisht me kartëmonedhat prej 200 dhe 500 euro janë shtuar faklsifikimet e parave në Gjermani në gjysmën e parë të këtij viti. Dëmi i shkaktuar prej 2.9 milionë eurosh në vetëm gjashtë muaj e ka tejkaluar vlerën e të gjithë vitit të kaluar (2.7 milionë euro), njoftoi Bundesbank.

Një numër rekord eurosh të falsifikuara

Sipas të dhënave nga Bundesbank, policia gjermane, shitësit me pakicë dhe bankat tërhoqën nga qarkullimi 26.690 kartëmonedha të falsifikuara midis janarit dhe qershorit të vitit 2023. Hera e fundit që u regjistrua një numër më i madh falsifikimesh ishte në gjysmën e parë të vitit 2020, kur në qarkullim janë kapur 34.118 kartëmonedha të falsifikuara.

Falsifikimi i dy kartëmonedhave më të vlefshme është rritur ndjeshëm në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2022. Në rastin e kartëmonedhave 200 euro në numrin e përgjithshëm të falsifikimit, ka një rritje prej 15 për qind – pas nëntë për qind në gjashtë muajt e mëparshëm. Ndërsa numri i kartëmonedhave të falsifikuara 500 euro në të njëjtën periudhë pothuajse u katërfishua, nga 554 në 2.178 copë. Kështu, kartëmonedha ngjyrë vjollcë, të cilën bankat qendrore të Eurosistemit nuk e kanë shtypur që nga fillimi i vitit 2019, ka shënuar një rritje të dukshme të falsifikimeve.

“Unë nuk do të flisja për ndonjë tendencë në këtë moment,” tha anëtari i bordit të Bundesbank, Burkhard Balz në një deklaratë për agjencinë e lajmeve dpa. “Megjithatë, ne i ndjekim këto dukuri me shumë kujdes”.

Sipas të dhënave nga Bundesbank, kartëmonedha 50 euro është ende kartëmonedha më e falsifikuar, e cila përbën pothuajse 40 për qind të të gjitha falsifikimeve të parave në Gjermani. Ndërsa 20 për qind të falsifikimeve në gjysmën e parë të vitit ishin kartëmonedha 20 euro.

Kartëmonedha false për të blerë mallra luksi

Cilësia e kartëmonedhave 200 dhe 500 euro, theksojnë ekspertët e Bundesbank, nuk është dhe aq e mirë. Ato ngjajnë me faturat e thjeshta “Movie Money” ose “Prop copy” që mund të gjenden në internet si para për lojëra ose rekuizita filmash, thotë Balz. Sipas policisë, në disa raste me kartëmonedha të tilla janë paguar bizhuteri, flori, ora luksoze dhe makina të shtrenjta.

Anëtari i bordit të Bundesbank, Balz, nuk sheh arsye për shqetësim për shkak se shifrat janë ende relativisht të ulëta: “Pavarësisht rritjes së numrit të këtyre kartëmonedhave me rreth dhjetë për qind, situata me falsifikimin në thelb nuk ka ndryshuar shumë”.

Sipas tij, në Gjermani ka ende një rrezik të ulët kur bëhet fjalë për mashtrimet e kartëmonedhave false. Shikuar nga të dhënat statistikore, në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar vetëm gjashtë kartëmonedha të falsifikuara për 10 mijë banorë.

Kujdes!

Kartëmonedhat e falsifikuara nuk do të shkëmbehen. Kjo është arsyeja pse Bundesbank rekomandon kontrollimin e kartëmonedhave dhe një kujdes të veçantë me to. Për shembull, pjesë të imazhit të printuar mund të ndihen nën gishta në pjesën e përparme të kartëmonedhave. Elementet e hologramit ndryshojnë. Rekomandohet gjithashtu të krahasoni një kartëmonedhë të dyshimtë me një që është padyshim origjinale dhe t’i kushtoni gjithmonë vëmendje disa elementeve të sigurisë.

Karakteristikat moderne të sigurisë së serisë së re të kartëmonedhave

Ata që janë përgjegjës për monedhën euro po punojnë tashmë për veçori të reja sigurie për ta bërë edhe më të vështirë për kriminelët falsifikimin e kartëmonedhave. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Fabio Panetta tha në një intervistë në fund të majit: “Ne po punojmë për emetimin e një serie të re kartëmonedhash të teknologjisë së lartë për të parandaluar falsifikimin”.

Gjatë krijimit të serisë së re të kartëmonedhave, BQE i lejon qytetarët e Evropës të thonë fjalën e tyre për ridizajnimin e kartëmonedhave: Evropianët mund të thonë fjalën e tyre deri në fund të gushtit të këtij viti. Për shembull: Kultura evropiane, zogjtë, lumenjtë ose duart mund të zgjidhen. Megjithatë, do të kalojnë edhe pak vite deri sa këto kartëmonedha të arrijnë në duart e qytetarëve./DW

 

Posted Under:
Bota Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Euro Falsifikim

Nga e njëjta kategori

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën 89-vjeçare

më shumë...

E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi që i la familjes pak minuta para ngjarjes

më shumë...

U arrestua pas disa muajsh në arrati, Ergys Agasi del sot para GJKKO-së

më shumë...

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, ndalohet familja e të dënuarës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:19

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë,...

8:58

E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga...

8:52

U arrestua pas disa muajsh në arrati,...

8:41

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në...

8:26

Garë me kohën në Nepal, 100 punëtorë...

8:23

Trump “presion” ndaj G20, SHBA kërkon masa...

8:16

Horoskopi i së premtes, këto 3 shenja...

8:06

Temperaturat arrijnë deri në 40°C, mot i...

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.