Një 43-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi ishte bërë gati të takonte një të mitur 13-vjeçare, duke e ditur moshën e saj.

Ishte babai i vajzës ai që i ngriti kurth 43-vjeçarit me një profil të rremë në rrjetet sociale dhe i la takim në bashkëpunim për të parë “viktimën e tij”.

43-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i ka shkruajtur një vajze të mitur në rrjetin social Instagram, duke e ngacmuar dhe duke i kërkuar që të takoheshin nga afër. Vajza, menjëherë i ka treguar babait të saj, i cili përmes një plani të mirëmenduar, i organizoi kurthin.

Babai i të miturës, i shkrojti 43-vjeçarit nga Instagrami i vajzës dhe i la një vendtakimi duke u shtirur sikur ishte ajo. Burri pranoi, por menjëherë sapo arriti në vendtakim, në një shtëpi në zonën e Pireut, aty ku edhe e priste “surpriza”, efektivët e policisë, të cilët e arrestuan menjëherë.

43-vjeçari ka treguar në polici se muajt e fundit u afrohej femrave dhe vajzave të mitura në internet dhe kryesisht përmes Instagramit, duke shfaqur sjellje të ngjashme, për të kënaqur dëshirat e tij seksuale.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe makinën e 43 vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar aksesorë seksualë, si dhe USB ku ruante bisedat me të miturat dhe pamje me përmbajtje erotike.

Arrestimi ndodhi “live”, gjë që ka ngritur shumë diskutime në shtetin fqinj. Materiali në fjalë shkaktoi reagime ku policia u pyet se si është e mundur që një qytetar të regjistrojë një operacion policor me kamera. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *