Kronikë
Gjirokastër/ I moshuari i jep fund jetës, hidhet nga ura

Një 70-vjeçar është vetëhedhur nga ura e Ali Pashës në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës, duke i dhënë fund jetës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa 70-vjeçari është identifikuar si Servet Koçiu.
Reklamë
Ai u hodh ng anjë lartësi afro 50 metra, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se familjarët e tij kishin dalë në kërkim, por vetëm pak metra larg banesës gjetën trupin e pajetë të 70-vjeçarit. Akoma nuk dihen arsyet që e çuan të moshuarin drejt këtij akti të rëndë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




