Subscribe

Pas datës 1 dhjetor, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të përzgjedhin variantet e mësimit të kombinuar, në varësi të situates së pandemisë, numrit të nxënësve, apo kushteve të tyre specifike.

 

Por sa mundësi kanë nxënësit në përgjithësi në të gjitha zonat që të mund të mbulojnë realizimin e mësimit nga shtëpia?

 

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Zamira Gjini, drejtoreshë e Politikave të Arsimit ka deklaruar se për të ndihmuar këtë process janë shpërndarë rreth 15 mijë tableta.

 

“Gjatë muajve Mars-Maj, kur filloi mësimi online, ne na u desh të bënim një identifikim të atyre fëmijëve që ishin në kushte ekonomike jo të favorshme për të përdorur mësimin online dhe në bashkëpunime dhe me donator dhe kompani të bzinesit, filluam shpërndarjen dhe mundësimin e tabletave për këta nxënës. Kemi arritur të shpërndajme rreth 15 mijë deri në Dhjetor.”

 

Pas kësaj deklarate ka ndërhyrë, Edlira Gjoni, pedagoge e njohur, e cila ka sjellë shembuj për të ilustruar kështu se familjet e varfra nuk mund të sigurojnë internet për fëmijët, për të vijuar mësimin online.

 

“Ka familje që marrin një ndihmë mujore prej 4000 lekësh, ndonëse mund t’i kenë marrë këto tableta, që të abonohen me internet, paketa minimale është 800 lekë të reja. Si do ta sigurojnë këtë, nëqoftë se ai heq 800 lekë në muaj vetëm për internetin, i ngelen 3200 lekë për një familje me 5 persona. Në veri e prisnin sikur do binte qameti nëse do mbylleshin shkollat se nuk kanë mundësinë që edhe sikur t’ju japim tabletin, atyre ju mungon internet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *