Një mbrojtjes që shënon dy gola, në përmbysjen e madhe të skuadrës së tij.

 

Kjo është historia e Berat Gjimshitit, mbrojtësit të përfaqësues sonë, i cili mbrëmjen e 17 shkurtit 2022 do ta mbajë mend gjatë sepse realizoi dy gola në fitoren e Atalantës 2 me 1 kundër Olimpiakos në Europa League.

 

Ndryshe nga sa pritej për bergamaskët që luanin në fushën e tyre, u bë një ndeshje më e vështirë, pasi grekët shënuan që në minutën e 16, me anë të Soarez.

 

Përtej dominimit dhe rasteve të italianeve, golat nuk erdhën në pjesën e parë.

 

Dhe për të zgjidhur një ndeshje që dukej gjithnjë e më shumë si e mallkuar, mendoi Gjimishti brenda dy minutash.

 

Mbrojtësi barazon fillimisht me kokë, dhe pastaj me të djathtën në të njëjtën cep, dy minuta më vonë përmbys shifrat. Një fitore që i jep avantazh Atalantës për sfidën e kthimit pas një jave në Greqi.

 

Në duelet e tjera të Europa League, spikati barazimi 1 me 1 në ‘Camp Nou’ mes Barcelonës dhe Napolit, fitorja 2 me 1 e Portos ndaj Lazio me përmbysje, apo suksesi i madh i Rangers 4 me 2 në Gjermani kundër Dortmund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *