Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të mediave sociale...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë në zonat...

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias: Flakët “vërshojnë”...

Gjimshiti: Dua të shkoj në “Euro 2024”, besoj 100% për rezultat pozitiv në Çeki

6 Shtator 21:41

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh që kuqezinjtë janë gati të përballen me Çekinë kete te enjte dhe besojnë 100% se mund t’ia dalin të marrin një rezultat pozitiv në Pragë.

 

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, mbrojtësi shqiptar tregoi se skuadra e ka përgatitur mirë ndeshjen dhe se i kanë studiuar mirë çekët në lojën e tyre.

 

Gjimshiti nënvizoi se skuadra është e fokusuar totalisht te ndeshja e nesërme kundër Çekisë, ndërsa tha se dëshira e tij është të kualifikohet me Kombëtaren në Europian dhe të jetë pjesë e grupit në finalet ‘Gjermani 2024’.

 

A mund t’ia dalim nesër me Çekinë? – Sigurisht që po. Jemi një grup me shumë eksperiencë dhe me lojtarë të rinj që japin gjithçka. Besojmë 100%, nëse nuk besojmë, gabojmë. Vendimtare? Çdo ndeshje është vendimtare, nuk ka rëndësi kundërshtari, a është Çekia apo Moldavia. Janë gjithmonë 3 pikë në lojë. Janë ndeshje finale ku duhet të japim maksimumin dhe më pas shohim ku do të arrijmë.

A janë marrë masat për shtatlartësinë e çekëve? – Është e drejtë, Çekia ka lojtarë me gjatësi të madhe. Nuk i arrijmë shumë me shtatlartësi, por do bëjmë futbollin, do kemi kujdes në topat në ajër kur të luajnë çekët. Në goditjet standarde janë shumë të rrezikshëm. Duhet të kemi përqendrim. Nuk është vetëm gjatësia që e ndryshon lojën, duhet të jemi vetvetja, të kemi besim. Nëse do që mos ta kapë topin kundërshtari, e merr. Besoj që ajo është cilësia e duhur.

Si është të luash për Shqipërinë – Në Kombëtare kemi lojtarë nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Kosova. Çdo lojtar e di se për çfarë është këtu, të japë gjithçka në fushë. Shumë njerëz kanë vuajtur për të arritur në këtë pikë, por besoj se kur luan jo për fanellën, por për diçka më të madhe, për Kombin tonë, është diçka e papërshkrueshme.

Motivimi për të shkuar në Europian? – Motivimin nuk mund të them që e kam më të madh se lojtarët që janë në grumbullim. E kam gjithmonë motivimin kur jam në Kombëtare. Dua ta arrij edhe një herë kualifikimin. Sigurisht është një motivim shumë i lartë, jo vetëm të kualifikohem por edhe të jem atje. Edhe atëherë u kualifikua, por nuk isha në Europian. Besoj se motivimi është te çdo njeri që është këtu në Kombëtare, që jep gjithçka. Ato janë ndeshje që mbeten në histori për çdo futbollit. Motivimi është shumë i lartë edhe për mua personalisht.

Sa ndihet pesha e përgjegjësisë për të arritur objektivin? – Ndihet. Ndonjë lojtar e ndjen më fort peshën e përgjegjësisë. Ka dhe lojtarë që kanë luajtur ndeshje me presion të lartë në klubet specifike. Edhe veten e fus këtu, kam luajtur ndeshje me presion të lartë dhe besoj se mund të përballem. Por, lojtarët e dinë vlerën e kësaj ndeshje dhe do të përmbahen e do të përballen me presionin sepse kemi vetëm diçka në kokë: KUALIFIKIMI.

Çekia pa Patrik Shik, më e lehtë? – Forca e Çekisë nuk janë individualitetet, është grupi. Kanë një forcë shumë të lartë, me ekipe që luajnë në klube të mëdha, me shumë cilësi. Unë e njoh Patrik Shik, pasi kam luajtur në Itali me të, është një lojtar super i fortë. Ka pasur dëmtime, që e kanë frenuar nga forma, por do rikthehet edhe ai. Çekia mbetet një ekip shumë i fortë dhe favorit për t’u kualifikuar.

Më mirë 3 pikë në Çeki dhe barazim me Poloninë, apo 1 pikë me Çekinë dhe fitore me Poloninë në Tiranë – Të shikojmë nesër, se si do shkojë ndeshja. Janë dy ndeshje të ndryshme. Mendojmë vetëm ndeshjen me Çekinë fillimisht dhe pastaj shohim ndeshjen e radhës. Kemi tre ditë kohë për të përgatitur Poloninë. Fokusi ynë është të japim gjithçka në ndeshjen e nesërme./ FSHF.org

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
Çekia euro 2024 Gjimshiti

Nga e njëjta kategori

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve nga gjithë Shqipëria të shkojnë për ndihmë

më shumë...

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan, arrestohet njëri prej ndërtuesve dhe shpallet në kërkim ortaku i tij

më shumë...

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për naftën, do reduktojmë autobusët!

më shumë...

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh përplasjet e forta në takimin mes Ramës dhe kryebashkiakëve të majtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

7:36

Kërcënon transporti urban: S’kemi marrë kompesimin për...

6:46

“Hipi makinës ik”, situatë apokaliptike në Daias:...

6:30

Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion...

6:27

Zjarret në Krujë, nis evakuimi i banorëve...

6:22

“Shqipëria e para në botë për sigurinë...

6:21

Zelensky: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.