Përfaqësuesja shqiptare vijon përgatitjet intensivisht në Durrës për dy sfidat përballë Kazakistanit dhe Lituanisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

 

Mesditën e kësaj të enjte, dy lojtarët e kombëtares Berat Gjimshiti dhe Amir Abrashi dolën në një konferencë për shtyp ku folën për atmosferën në skuadër në Pragë të dy përballjeve. Futbollisti i Atalantës, Berat Gjimshiti u shpreh optimist për një rezultat pozitiv ndonëse do të jetë e vështirë.

 

BERAT GJIMSHITI/ FUTBOLLIST I KOMBËTARËS

 

”Besoj se në dy ndeshjet e fundit mbrojtja nuk ka pasur shumë probleme. E kemi përmirësuar shumë repartin. Tani kam në mendje ndeshjet e fundit si me Bjellorusinë si me Lituaninë, nuk kemi pësuar shumë raste. Ajo me Lituaninë ishte një gabim individual. Kemi mbrojtës me cilësi. Më mirë të kesh presion. Por duhet të harrosh ndeshjen e kaluar dhe të mendosh për atë që vjen. Është një situatë e vështirë për të gjithë, edhe për klubet edhe për Kombëtaret. Por duhet t’i respektojmë këto vendime që merren. Janë rregulla që vendosen nga FIFA dhe UEFA ”

 

Nga ana tjetër, Amir Abrashi tha se fokusi kryesor i skuadrës është ndeshja e parë përballë Kazakistanit për të cilën do të tentohet vetëm fitorja.

 

AMIR ABRASHI / FUTBOLLIST I KOMBËTARES

Për mua nuk ka problem se me çfarë skeme luajmë. Kryesorja është se jemi një grup i mirë dhe jemi në rrugën e duhur, edhe pse humbëm ndeshjen ndaj Lituanisë. Tani shpresojmë tre pikë më Kazakistanin. Unë kam ardhur këtu që të marr dy fitore në ndeshjet e ardhshme. Ndeshja e parë është të dielën, të marrim tre pikët dhe të flasim për Lituaninë pastaj. Sonte shpresoj në një fitore të Kosovës ndaj Maqedonisë .” 

 

Shqipëria do të vizitojë këtë të diel Kazakistanin ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojë në Lituani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *