Subscribe

Projekti i Unazës së Re është një projekt që nuk do të jetë vetëm rrugë por mund të cilësohet  një vepër arti, ka theksuar ministri Damian Gjiknuri.

 

I pyetur nga të pranishmit në panelin e diskutimit në Real Story, ministri është shprehur se nyjet me të gjithë nënkalimin e projektuar për këtë projekt do të kushtojë 9 milionë euro.

 

“Unaza e Tiranës ka vepra arti. Nyjet me të gjithë nënkalimin do të kushtojnë 9 milionë euro, por të mos harrojmë se në këtë projekt i cili është me standarte ndërkombëtare, ku përfshihen ndriçimi, cilësia si dhe do të ketë dhe mbrojtje kundër zhurmave. Ndërkohë Mbikalimi në Kamëz, i ndërtuar në kohën e PD-së ka kushtuar 8.4 mln Euro, ndersa mbikalimi i projektit te Unazes se Re, kushton 600 mije Euro me shumë.”

Ministri ka theksuar se rruga Thumane – Kashar, nuk do jetë me pagesë, ku ndër të tjera veçoi faktin se Rruga e Elbasanit, nuk ka pse te mos jetë me pagesë, sepse ka rruge alternative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *