E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjiknuri shpresëplotë: Besoj se do ta gjejmë kompromisin për KQZ

Socialisti Damian Gjiknuri deklaroi se brenda pak ditësh mund të arrihet konsesusi për formulën për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke folur për mediat pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik, Gjiknuri tha se opozita ka reflektuar.

“Mazhoranca garanton që përfaqësuesit apo ekspertët që do të konkurrojnë për këto pozicione të KQZ-së, qoftë rregullatori, qoftë ankimorja, qoftë zv/kryetari, do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse do të kenë edhe mbështetjen e PD-së brenda atij ekuilibri që kemi vendosur. Brenda skemës që komplikuar, e cila duhet thjeshtuar mund të ketë zgjidhje. I kërkuam PD-së të reflektojë pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces. Jam i bindur që kjo formulë do të zgjidhet shumë shpejt si dispozitë tranzitore vetëm për zgjedhjet e kësaj KQZ-je. Besoj sa të gjejmë kompromisin për këto që folëm. Brenda pak ditësh duhet ta mbyllim. Afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore është brenda 30 qershorit. Nëse zgjidhet çështja e KQZ-së, kemi shumë pak çështje të mbetura.”

Sipas Gjiknurit, opozita ka garanci se kandidaturat që plotësojnë kriteret për në KQZ do të kenë edhe votën e mazhorancës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë