Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Gjiknuri inspekton punimet në Elbasan: Ky qytet nuk është foltore e Sali Berishës, por i gjërave të mëdha

21 Mars 18:35

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka vizituar këtë të martë qytetin e Elbasanit, nga ku nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-kreut të PD, Sali Berisha. Gjatë inspektimit të investimieve në një nga rrugët e këtij qyteti, Gjiknuri deklaroi se Elbasani është vend i foltoreve të gjërave të mëdha dhe jo i “Foltores” së Berishës.

 

“Qytetarët e Elbasanit e kanë kuptuar që këtu ka një investim të përditshëm, ka një kujdes nga kryetari i bashkisë, por mbi të gjitha Gledi nuk  është vetë, ai është përfaqësuesi i Edi Ramës. Ne nuk e ndryshojmë dot Elbasanin pa pasur mbështetjen e qeverisë. Ne nuk duam ta kemi Elbasanin bunker politik i Sali Berishës. Sepse mëkëmbësi i tij do ta kthejë Elbasanin në foltore të Sali Berishës. Elbasani nuk është për foltore, Elbasani ka qenë foltore për arsimin, për gjëra të mëdha, por nuk është për beteja politike të Sali Berishës. Oferta jonë nëpërmjet Gledit është çdo vit ndërhyrje në çdo cep të bashkisë së Elbasanit, qoftë në qytet edhe në fshat për ta ndryshuar infrastrukturën e zonës”, u shpreh ai. 

 

Numri dy i socialistëve sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja u zotuan se do të vijojnë investimet në këtë zonë. Ata kërkuan besimin e qytetarëve përmes votës në 14 maj.

 

 “E dimë që  fshati është bërë si qytet, sidomos fshatrat e mëdha që i kemi të zhvilluar ekonomikisht ndaj kemi vazhduar me rrugët kryesore nuk kemi bërë asnjë ditë pushim. Ndryshe nga ato të tjerët të cilët kujtohen vetëm një muaj para fushate duke bërtitur, sikur çfarë ka ndodhur, jo që kanë 16 vite që nuk e kanë ngritur zërin njëherë, apo të vinin në Këshillin Bashkiak dhe ta kërkonin. Tani zgjohen nga gjumi dhe kujtohen se kjo punë nuk është bërë. Por ne që punojmë përditë, ne për këtë punojmë.  Të gjitha përnjëherë nuk bëhen, ato që duhet të ishin bërë për 30 vite nuk bëhen as për një, as për dy vite. Por ne jemi në rrugë të mbarë për t’i zgjidhur problematikat edhe në fshat edhe në qytet. Realisht po punojmë për këtë. Nuk po dëgjojmë zhurmat e portaleve, të foltores, të cilët dalin bërtasin, shfryjë, shajnë, dhe fusin shkopinj nën rrota. Ne po vazhdojmë punën dhe kjo është e rëndësishme për ne”, tha kryebashkiaku Llatja.

 

Dy muaj përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, partitë poltike po “ndezin motorrët” e fushatës elektorale. Përballë alternativës së socialistëve deri më tani ndodhet vetëm kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
bashkia elbasan Gjiknuri gledian llatja PD PS

Nga e njëjta kategori

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus: Vatrat mbeten problematike, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen!

më shumë...

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus, një natë me Policinë Rrugore në zonat problematike

më shumë...

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm do ta bëjë Evropën më të fortë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pes...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.