Subscribe

Për afro 1 ore e 10 minuta, Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, dëshmoi në gjyqin e Kastriot Ismailajt. Gjiknuri refuzoi t’i përgjigjej pjesës më të madhe të pyetjeve të drejtuara nga i pandehuri. Ndërsa Ismailaj i kërkoi Gjiknurit të shpjegonte mënyrën se si kishte punësuar në OSHEE, dy ish-drejtuesit e DIA, Romeo Kara dhe Ervis Mata.

 

Kreu i energjetikës theksoi se Kara dhe Mata i kishin shkuar në zyrë në kohën kur ky i fundit kishte marrë drejtimin e ministrisë dhe kërkonin të padisnin Ismailaj për aferat që kishte bërë me mbledhjen e borxhit të prapambetur dhe me mbifaturimin e energjisë elektrike. Ky korrupsion vijoi Gjiknuri, ka ndodhur në vitin 2011, kur edhe Ilir Beqja bëri një kallëzim në prokurori për mbifaturim të 30 mijë abonentëve familjarë.

 

Më tej ministri, shpjegoi me takimin me drejtoreshën ligjore te DIA, Rebeka Gaskin. Sipas Gjiknurit, takimi u krye në zyrën e tij dhe Gaskin i kishte thënë se DIA do të tërhiqet nga arbitrazhi ndërkombëtar, pasi Kastriot Ismailaj i kishte nxirë imazhin e kompanisë që ajo përfaqësonte.

 

Prokuroria e ka akuzuar Ismailaj për privatizimin e fondeve publike dhe mashtrim me pasoja te renda për mbledhjen e faturave të prapambetura të energjisë elektrike. Pritet që listës së dëshmitarëve ne shtator t’u shtohen edhe emra te tjerë si avokatja e shtetit dhe juristi i përgjithshëm i OSHEE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *