Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria...

Gjiknuri: Basha me “dy fytyra”, propozimet e sotme sabotojnë reformën zgjedhore

6 Mars 17:12

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha bien në kundërshtim me frymën bashkëpunuese deri më tani të komisionit.

 

Në një postim në “Facebook”, ai tha se kërkesat e liderit demokrat janë krejtësisht të kundërta me ato që partia e tij ka sjellë në tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve.

 

 

“Një Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD. Në ditën kur të gjithë prisnin që opozita jashtëparlamentare të paraqitej në tryezën e reformës zgjedhore për të dorëzuar propozimet e saja për çështjen e administratës dhe sistemit zgjedhor, Partia Demokratike vendosi ta shtyjë mbledhjen. Deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës. Vizionin e tij për shtetin, Lulzim Basha mund ta deklarojë në fushata zgjedhore por kjo nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor. Sa për kujtesë, çështja se sa dhoma duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë është trajtuar gjërësisht në reformën kushtetuese të vitit 1998. Fatkeqësisht, me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve. Rikujtoj se deri më tani, palët kanë arritur konsensus si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore, identifikimin elektronik të zgjedhësve në qendra votimi ose fillimin e zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik etj.”

 

Sipas Gjiknurit, synimi i PD-së është sabotimi dhe dështimi i tryezës së reformës zgjedhore përpara datës 15 mars. Ndërkohë, lajmëroi se pret të hënën të dorëzojë prezantimet zyrtare për administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

 

“Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit. Riktheksoj se mazhoranca ka vullnetin dhe detyrimin për ta përmbyllur sa më parë reformën zgjedhore duke adresuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR. Në tryezën politike të reformës zgjedhore diskutohen VETEM çështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. ASNJE çështje tjetër që shkon përtej kësaj nuk është objekt diskutimi në këtë tryezë!”

 

Lulzim Basha propozoi këtë të premte reformën radikale të sistemit zgjedhor.

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Uncategorized
Tagged:
Damian Gjiknuri Propozimet Reforma Zgjedhore

Nga e njëjta kategori

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria miraton vendime dhe projektligje të reja

më shumë...

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës

më shumë...

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:46

Dita e 95 e protestës, nis marshimi...

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

6:46

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e...

6:45

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare...

6:29

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të...

6:01

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë...

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

5:39

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Ser...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.