Gjermania e Joakim Low e nisi me fitore  aventurën e finaleve te kampionatit europain te futbollit. Ne Lile, kampionet e botes munden Ukrainën 2-0 me këta te fundit qe nuk etiketoheshin si një pengese reale, por qe arritën te vinin disa here ne vështirësi portierin Nojer. Goli i pare per pancerat erdhi pikërisht nga qendërmbrojtësi me origjine shqiptare Shkodran Mustafi, i cili arriti te mposhte portierin kundërshtar ne nje gjuajtje me koke. Por skuadra e Joakim Low pati shume konfuzion pas golit te shënuar, duke diskutuar seriozisht avantazhin. Protagonisti i mbrëmjes Nojer shpëtoi portën ne rastin e Kasheridit, ndërkohe qe Boateng arriti te shpëtonte ne limit portën nga nje autogol, per ta mbyllur me pas me golin e Fedeskit ne pozicion jashtë loje. Nje pjese e dyte e dominuar nga gjermanet, te cilët te udhëhequr ne mesfushe nga Khedira dhe Kroos arrite te rrisnin presionin ndaj kundërshtarit. Ozil Gotz Muller dhe Draxler me inkursionet e tyre arritën te mbyllnin mbrojtjen ukrainase ne zonën e tyre, por pa arritur te dyfishonin shifrat, sidomos ne rastin e futbollistit te Arsenal dhe i shpëtuar nga Piatov. Por ne fund te takimit i sapofuturi ne loje Shvainshtaiger ne nju kundërsulm te shpejte ne pasimin e Ozil nga e majta, arriti te çonte topin ne rrjete duke dyfishuar shifrat. Një rikthim fantastik per futbollistin e Manchester United si per te t’iu treguar shokëve te tij se si mbyllet një ndeshje e fituar ne fakt qe nje ore me pare me dominimin absolut ndaj kundërshtarit. Ne takimin tjetër, Polonia mundi Irlandën e Veriut fale nje goli te Milik ne minutën e 51-te.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *