Subscribe

Ambasadorja  gjermane ne Serbi, Anke Konrad, ka shprehur keqardhje për bojkotimin e zgjedhjeve në veri nga Lista Serbe dhe iu ka bërë thirrje zyrtarëve  të kthehen në institucionet e Kosovës.

 

“Serbët e Kosovës, të cilët u larguan nga institucionet në nëntor të vitit 2022, duhet të kthehen sa më shpejtë të jetë e mundur. Ky, meqë ra fjala, është edhe një obligim nga Marrëveshja e Brukselit, siç është edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po, Asociacioni duhet të zbatohet sa më shpejt, jemi të vendosur për këtë.”

 

Konrad ka theksuar se marrëveshja e arritur në Ohër do të sjellë përfitime për të dyja palët.

 

“Të dyja palët do të përfitojnë konkretisht nga zbatimi i marrëveshjes, sepse tensionet aktuale janë helm për të ardhmen e njerëzve, për investimet ekonomike dhe vendet e punës dhe pa normalizim të marrëdhënieve s’do të ketë anëtarësim në BE.”

 

Më 2 maj pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti  i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të takohen ne Bruksel ku një nga pikat kryesore të bisedimeve është drafti për themelimin e bashkësisë së komunave serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *