Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën...

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e Vlorës

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë,...

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të lidhura me...

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se...

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën 6 persona

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e...

Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për marrëveshje me...

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një...

Gjermania pezullon katër projekte infrastrukturore në Republikën Sërpska

15 Prill 21:22

Qeveria Federale e Gjermanisë do të pezullojë përgatitjen e katër projekteve të infrastrukturës për entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, në shumën prej 105 milion euro, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë.

 

Informacioni iu përcoll kësaj ministrie nga Ambasada e Gjermanisë në Bosnje e Hercegovinë. Në letër thuhet se projektet do të pezullohen derisa të hiqen vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, të 10 dhjetorit 2021 dhe 10 shkurtit 2022, si dhe deri në përfundimin e bllokadës aktuale të institucioneve shtetërore.

 

Bëhet fjalë për vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska për të ashtuquajturin transferim të kompetencave nga shteti në nivel entiteti dhe vendimi dhe për miratimin e Ligjit për pasurinë e paluajtshme, e cila shfrytëzohet për funksionimin e autoriteteve publike në Republikën Sërpska.

 

Ligji u pezullua me një vendim nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 12 prill, sepse, sipas ligjit aktual, njësitë nuk mund të menaxhojnë pronën shtetërore.

 

Në dhjetor të vitit të kaluar, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska vendosi që qeveria e këtij entiteti ka gjashtë muaj afat për të paraqitur në parlament ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, ligjin për akcizat, ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, si dhe ligjet për mbrojtjen dhe sigurinë.

 

Këto janë kompetencat e shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, për të cilat Republika Sërpska pretendon në mënyrë të paarsyeshme se duhet të jenë në juridiksionin e entitetit. Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk e lë një mundësi të tillë.

 

Veprimet në entitetin Republika Sërpska, për të krijuar institucione paralele, janë dënuar njëzëri nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

 

Politikanët nga Republika Sërpska kanë bllokuar institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës që nga fundi i korrikut 2021, kur ish-Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko miratoi amendamentet në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës dhe vendosi se ishte krim mohimi i gjenocidit, si dhe i aktvendimeve për krime të luftës të sjella në Gjykatën Ndërkombëtare e Hagës dhe nga gjykatat vendore të Bosnjë e Hercegovinës.

 

Për çfarë projektesh bëhet fjalë?

 

Siç thuhet, bëhet fjalë për projektet Rehabilitimi i HE Trebinje IV, Rehabilitimi i HE Trebinje faza III, Ferma me erë Hërgud dhe Furnizimi i ujërave të zeza Gradishka.

 

Qeveria Federale e Gjermanisë, siç theksohet në letër, qëndron fuqishëm në anën e Bosnjë e Hercegovinës dhe është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin dhe të intensifikojë mbështetjen për proceset e afrimit të Bosnjë e Hercegovinës kah Bashkimi Evropian.

 

Gjithashtu, siç u tha, qeveria federale do të kundërshtojë me vendosmëri çdo destabilizim politik dhe ekonomik të Bosnjë e Hercegovinës, përmes aspiratave separatiste./REL/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gjermani pezuullim Projekte

Nga e njëjta kategori

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria në fazën e “bashkimit” ekonomik, modeli i BE-së nuk krahasohet me kooperativat e komunizmit

më shumë...

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e Vlorës

më shumë...

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të lidhura me Iranin

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:15

Rama takim me fermerët në Dibër: Shqipëria...

10:38

Forcat operacionale kontrolle blic në paraburgimin e...

10:28

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center...

10:09

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe...

9:56

SHBA ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha të...

9:27

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri...

9:13

“Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë...

9:01

Izraeli sulme ajrore mbi Liban, humbin jetën...

8:46

“Kujdes me shpenzimet”, parashikimi i Horoskopit për...

8:40

Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata,...

8:29

Trump: Irani pritet të paraqesë propozim për...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

1:28

Ermiona flet me emra pas daljes: Kush...

12:59

Moza për herë të parë në sfidë...

12:18

Emocionuese! Gresa takohet me babain, fermerja shpërthen...

12:11

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi...

11:31

“Nëse mbani Gresën në lojë, do dilni...

10:51

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi...

10:41

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia...

10:18

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Më të klikuarat

  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.