Bota
“Gjermania paguan më pak se sa i takon për NATO-n”

Deklaratave të fundit të kancelares gjermane Angela Merkel se SHBA nuk janë më një partner ku europa mund të mbështetet, presidenti amerikan Donald Trump u është kundërpërgjigjur me një koment në rrjetet sociale. Në twitter ai shkroi se Gjermania nuk paguan kuotën që i takon ndaj NATO-s. “Ata paguajnë shumë më pak nga ajo që duhet të paguanin për NATO-n dhe ushtrinë. Shumë keq për ne, por kjo ka për të ndryshuar”, ka theksuar Trump. Ai ka shtuar se SHBA ka deficit tregtar me Gjermaninë. Merkel kritikoi ashpër shefin e shtëpisë së bardhë në samitin e g7 ne Sicili, pasi ai nuk mbështeti marrëveshjen e Parisit për ndryshimet e klimës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




