E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gjermania ngec me Turqinë, Italia dhe Franca fitojnë dhe dëfrehen

Kombëtaret po bëjnë përgatitjet e fundit përpara ndeshjeve që i presin në fundjavë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Mbrëmjen e të mërkurës skuadrat zbritën në fushë për miqësoret e programuara ku padyshim më spektakolarja ishte ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë e mbyllur me rezultatin 3-3.

Një sfidë që nisi me ritëm që në fillim të takimit por u zhbllokua në fundin e pjesës së parë kur gjermanët realizuan me anë të  Draksler.

Në pjesën e dytë, turqit reaguan me Tufan në minutën e 50. Megjithatë, vetëm tetë minuta më pas Nojhauz kaloi në avantazh gjermanët.

Reklamë

Rezultat që nuk zgjati shumë pasi Karaxha barazoi sërish. Sakaq, të besuarit e trajnerit Lëv tundën rrjetën  për të tretën herë me anë të Valdshmid në minutën e 81-të. Por kur u mendua se sfida ishte mbyllur me fitoren e gjermanëve , në minutën e 94 Karaman befasoi të gjithë dhe barazoi për të tretën herë rezultatin.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera miqësore, Italia me Moldavinë nuk pati shumë histori. Skuadra e Mancinit shënoi  plot 6 herë në portën kundërshtare duke mposhtur moldavët 6-0. Edhe Franca fitoi bindshëm përballë ukrainasve me rezultatin e thellë 7-1 ndërsa Portugalia dhe Spanja e mbyllën me rrjeta të paprekura ndonëse rastet nuk munguan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë