E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermania në krizë politike, Scholz shkarkon ministrin e Financave, koalicioni qeverisës në rrezik

Europa, DEU, Berlin, 08.11.23: v.l.n.r. Bundesfinanzminister Christian Lindner (FDP) während des Pressestatements von Bundeskanzler Olaf Scholz (SPD) - zum Jahresgutachten 2023/24 des Sachverständigenrats für Wirtschaft und deren Einschätzung der gesamtwirtschaftlichen Entwicklung in Deutschland.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka  shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, hap ky që mund ta minojë koalicionin qeverisës trepartiak.

Vendimin ai e ka bërë të ditur në një konferencë për mediat pas disa javëve  të mbushura me mospajtime dhe konflikte mes partnerëve të koalicionit rreth buxhetit dhe financimeve.

Scholz njoftoi po ashtu  se do të kërkoj votbesim në janar.

“Ndihem i detyruar ta ndërmarr këtë hap për ta parandaluar dëmtimin e vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri efektive, e cila e ka fuqinë për të marrë vendime të nevojshme për vendin tonë”, tha kancelari gjerman.

Reklamë

Ministri i shkarkuar iFfinancave kishte kundërshtuar rritjet tatimore apo ndryshimet në kufizimet e rrepta të Gjermanisë ndaj thellimit të borxhit.

Partia Socialdemokrate e Scholzit dhe Të Gjelbrit, të cilat janë pjesë e koalicionit, duan të shohin investime të mëdha shtetërore dhe e hodhën poshtë kërkesën e Demokratëve të Lirë për shkurtimin e programeve të mirëqenies.

Nuk është e qartë nëse Demokratët e Lirë do të largohen nga koalicioni pas këtij vendimi.

“Ai e ka thyer besimin tim shumë shpesh. Ai madje në mënyrë të njëanshme e anuloi marrëveshjen për buxhetin. Ne ishim pajtuar për këtë marrëveshje pas negociatave të shumta. Nuk ka më themel për besim për ta vazhduar bashkëpunimin”, tha Scholz.

Nga ana tjeter Lindner u përgjigj se kancelari Scholz ka kërkuar në mënyrë ultimative prej tij  që të shkelen rregullat rreth financimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë