Gjermania vuan por në fund arrin të fitojë. Pancerat mundën me përmbysje Rumaninë, në një ndeshje jo siç të gjithë e prisnin.

Dueli nuk nisi në mënyrën më të mirë për gjermanët që u ndëshkuan nga një pakujdesi që në minutën e 9-të me Hagi, djali i legjendës së njohur Xhorxh Hagi . Skuadra e Hansi Flik u mundua të reagonte por pavarësisht përpjekjeve pjesa e parë u mbyll me surprizën e miqve. Në fraksionin e dytë , loja ndryshoi disi me flik që u mundua të karikonte skuadrën jo vetëm për të barazuar por edhe për të fituar.

Në minutën e 52 ishte heroi i gjermanëve Knabri që me golin e tij vendosi baraspeshën dhe rihapi llogaritë e takimit. Aty pancerat nuk falën dhe kur kishin mbetur vetëm pak minuta nga përfundimi , ishte veterani THOMAS Myler që i dhuroi tri pikë skuadrës për të blinduar vendin e parë në grup. Në duelin tjetër Maqedonia e Veriut shkatërroi me rezultatin 4-0 Litenshtejnin duke mbajtur gjalle shpresat e nje kualifikimi të mundshëm. Velkovski, Alioski , Nikolov dhe Churlinov vulosën fitoren mëse të merituar të maqedonasve që aktualisht janë ne vendin e dytë në grup me pikë të barabarta me Armeninë.

Në grupin D, Hollandes i mjaftoi një gol i Klassen për të marrë fitoren në Letoni. Ndonëse dominoi për 90 minuta në fushë saktësia mungoi në disa raste. Tulipanët mbajnë vendin e parë në grup me 16 pikë, 2 më shumë se Norvegjia dhe 4 nga Turqia e vendit të tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *