Ushtria gjermane do të krijojë një strukturë të re komanduese si pjesë e përgjigjes së saj ndaj luftës në Ukrainë, sipas planeve të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Sipas planeve të reja, komandat e ndryshme operacionale për aktivitetet ushtarake të brendshme do të vendosen në të njëjtën ndërtesë, në Berlin dhe do të vihen drejtpërdrejt nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Një qendër e veçantë komanduese në Schwielowsee pranë Potsdamit do të vazhdojë ndërkohë të udhëheqë misionet e huaja të ushtrisë.

 

Sipas burimeve, ministria u tha anëtarëve kryesorë të parlamentit se pushtimi rus i Ukrainës kishte rritur nevojën për orientimin e strukturave komanduese të forcave të armatosura drejt kërkesave të mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleatëve të Gjermanisë.

 

Gjeneralmajor, Carsten Breuer, i cili së fundi drejtoi ekipin e reagimit ndaj krizës së koronavirusit, do të udhëheqë ngritjen e sistemit të ri dhe do të jetë komandanti i parë i qendrës së re komanduese për mbrojtjen kombëtare, e cila do të jetë funksionale që nga muaji prill 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *