Gjërat që mund të bëni për të mbrojtur llogarinë tuaj të WhatsApp nga hakerat

Me mbi dy miliardë përdorues aktivë, WhatsApp është pa dyshim një nga aplikacionet më të njohura në të gjithë botën. Kjo e bën WhatsApp një shënjestër kryesore për hakerat. Por ka disa gjëra që mund të bëni që llogaria juaj të jetë e mbrojtur nga kriminelët kibernetikë.
-Aktivizo verifikimin me dy hapa
Verifikimi me dy hapa është një opsion që shton më shumë siguri në llogarinë tuaj. Për të mundësuar verifikimin me dy hapa, hapni WhatsApp-Cilësimet-Llogaria-Verifikimi me dy hapa-Aktivizo. Pasi të keni konfiguruar kodin tuaj PIN me gjashtë shifra, WhatsApp herë pas here do t’ju kërkojë që të kontrolloni se jeni ju. WhatsApp tha: “Asnjëherë mos ndani me të tjerët një kod gjashtëshifror, edhe nëse personi tjetër mund të jetë dikush që njihni ose që i besoni.”
-Përdorni “Face Lock”
Nëse përdorni WhatsApp në një iPhone, mund të aktivizoni “Touch ID” ose “Face ID”. Për ta aktivizuar, hapni Cilësimet në WhatsApp dhe shtypni Llogaria-Privatësia-Lock Screen. Aktivizo “Kërko Face ID”.
-Çaktivizoni ruajtjen e bisedave në Clouds
Teksa kjo mund të jetë një mundësi e mirë për ju që të mos humbisni bisedat në telefonin tuaj, mesazhet këtu nuk mbrohen përmes kriptimit.




