Të gjithë ne pak para ndryshimit të vitit të ri bëjmë një bilanc të vitit të kaluar dhe e heqim qafe gjërat që nuk na duhen, në mënyrë që viti i ri të na gjejë të përtërirë dhe pa ngarkesa e mendime të panevojshme.

Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe me shtëpinë tonë dhe me të gjitha ato gjëra që e “ngarkojnë” atë.

1. Rroba të papërdorura në vitin e kaluar

12 muaj është një kohë e arsyeshme për të përcaktuar nëse duhet të veshësh apo jo diçka. Nëse nuk e keni bërë të gjithë vitin e kaluar, ndërkohë që keni pasur mundësinë edhe brenda muajve, atëherë po mund të t’i hidhni.

2. Varëse rrobash teli

Sado pak hapësirë që zënë, ato nuk janë aspak funksionale dhe mund të dëmtojnë lehtësisht si veshjen ashtu edhe garderobën. Forma e tyre e hollë dhe e fortë do ta shkatërrojë veshjen në lartësinë e shpatullave me kalimin e kohës, ndërsa binarët e garderobës gërvishten lehtësisht nga grepi i telit. Preferoni varëse rrobash të holla të mbuluara me kadife.

3. Çanta jo të ripërdorshme

Si për të mirën e mjedisit ashtu edhe për ushqimin që blejmë, preferohet të zgjedhim për blerjet tona çanta prej pëlhure apo të ripërdorshme. Qeset plastike jo vetëm që kontribuojnë në shkatërrimin e mjedisit, por edhe me mikrogrimcat që përmbajnë, ato mund të ndryshojnë shijen ose aromën e ushqimit.

4. Ushqimi i skaduar

Shumë herë e kemi “shkelur” këtë rregull. Një pastrim i mirë i dollapëve tuaj do t’ju shpëtojë nga surprizat e pakëndshme më vonë. Kontrolloni për erëza, pije ose ushqime të tjera të skaduara dhe nëse është e mundur, ato që skadojnë së shpejti bëni mirë t’i përdorni së pari.

5. Peshqirë të fortë

Zakonisht, ato shoqërohen edhe me një erë të keqe, pasi ruajnë lagështinë dhe aromat. Statistikat duan që peshqirët të ndërrohen çdo pesë vjet. Kur ishte hera e fundit që bletë të rinjë? /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *