Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Mark A. Milley, ka zhvilluar një takim në Pentagon me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë, gjeneralmajor Bajram Begaj.

Në fokus të bisedës mes tyre kanë qenë çështjet me shqetësim të përbashkët, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia si dhe përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Milley shprehet se ka pasur një bisedë me Begajn, ndërsa shton se prej 100 vitesh dy vendet kanë ndarë një marrëdhënie të fortë diplomatike. Duke uruar që kjo marrëdhënie te jetë jetëgjatë, Milley shkruan se aleanca e NATO është më e fortë se kurrë.

Kjo është vizita e parë e gjeneralmajor Bajram Begajt në Pentagon. Shqipëria është një aleat i ngushtë i NATO-s, lider për sigurinë dhe stabilitetin global dhe ndan një partneritet të gjatë dhe jetik me Shtetet e Bashkuara.

Të dy vendet do të festojnë 100 vjetorin e partneritetit këtë korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.